Në Rahovec mbrëmë është arrestuar një i dyshuar serb, i cili nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fillimisht bashkëshorten e tij e cila është shtetase e Republikës së Shqipërisë, dhe më pas edhe nënën e tij.
Viktimat nuk kanë pranuar të marrin tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në qendrën e mbajtjes.