Arrestohet shkupjani që tymosi cigare në aeroplan

??????????????????????????????????????????????????????????
Prishtinë | 27 Mar 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Një udhëtar i linjës Bruksel-Shkup, ka tymosur cigare në aeroplan, për çka është arrestuar nga policia e Aeroportit të Shkupit, kanë konfirmuar nga MPB.

Udhëtari kishte ndezur cigare në tualetin e aeroplanit, me çka ekuipazhi e ka lajmëruar rastin në aeroplan dhe ka kërkuar asistencë nga policia, shkruan Alsat-M.

Menjëherë pasi aeroplani ka aterruar në aeroportin Shkupit, udhëtari i është dorëzuar policisë.

C
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme