Policia australiane ka arrestuar një burrë në Melbourne, pasi që i njëjti, me veturë ka shtypur këmbësorët.
“Vetura u përplas drejt një numri të madh këmbësorësh në qendër të qytetit”, kanë thënë policia australiane, shkruan BBC.
Raportohet se të paktën 16 njerëz kanë mbetur të lënduar ndërsa ka prej tyre edhe me lëndime të rënda.
Policia ka treguar se në mesin e tyre ka edhe fëmijë shumë të vegjël.
Nuk është raportuar deri tani nëse ky incident lidhet me sulm terrorist.