Dje rreth 13:00, një veturë ka përplasur tre këmbësorë në Lipjan.
Policia ka arrestuar të dyshuarën femër e cila derisa ka qenë duke drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident trafiku ku i kishte goditur tre këmbësorë dy femra dhe një mashkull të gjithë K/Shqiptar, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.