Arrestohet shqiptari në Greqi, bastisi 11 banka dhe loto

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Dy të huaj, një 42-vjeçar dhe një 22-vjeçar janë arrestuar një ditë më parë nga policia e Atikës në Greqi, për grabitje të bankave dhe degëve të lojërave të fatit.

Sipas mediave greke, 42-vjeçari me origjinë shqiptare mësohet se është autori i 11 grabitjeve në banka dhe degë lojërash fati në zona të ndryshme të Atikës Shqiptari ka hyrë me kapele dhe maskë në ambientet e bankave dhe lojërave të fatit dhe i ka grabitur me armë.

Ndërkohë një 22-vjeçar me origjinë bullgare, dyshohet se ka bashkëpunuar me shqiptarin në vjedhjen e njërës prej bankave, ndërsa po hetohet edhe përfshirja e tij në të tjera.

Të ngjashme