Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një shtetas i huaj, nën dyshimin se i njëjti u kap në flagrancë duke kryer vjedhje në një qendër tregtare.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00 në Veternik- Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke kryer një vjedhje në një qendër tregtare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.