Arrestohet shtetasi iranian në Gjermani, planifikonte sulme me helme vdekjeprurëse

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Në Gjermani arrestohet një shtetas iranian, planifikonte sulme me helme vdekjeprurëse.

Departamenti i anti-terrorizmit pranë policisë gjermane, ka arrestuar një 32-vjeçar në Castro-Rauxel në veriperëndim të Ruhrit, nën akuzën se ka planifikuar sulme me motive “islamiste”.

Burri që ka shtetësi iraniane dyshohet se ka arritur të sigurojë cinaid dhe ricinus, thuhet nga zyra e gjykatësit në Dusseldorf por edhe nga policia në Recklinhausen të Munsterit.

Ricinius është një armë biologjike shumë toksike. E policia mbrëmë ka bastisur apartamentin e 32-vjeçarit në Castro-Rauxel.

“I akuzuar dyshohet se kishte përgatitur një sërë aksionesh të rrezikshme për shtetin. Gjatë bastisjeve janë gjetur materiale toksike”, thuhet në kumtesë.

I dyshuari është arrestuar së bashku me një mashkull tjetër – e mediat e atjeshme raportojnë se bëhet fjalë për vëllain e tij.

Bild raporton se autoritetet gjermane disa ditë më parë kanë pranuar një paralajmërim nga agjencitë e huaja të inteligjencës, për kërcënime për sulm me bomba kimike.

Në Gjermani viteve të fundit janë kryer disa sulme “islamiste”, në mesin e të cilëve ishte edhe ai me kamion në tregun e festave të fundvitit më 2016, ku si pasojë humbën jetën 13 persona. 

Të ngjashme