Forcat policore në Mançester të Anglisë, kanë arritur ta arrestonin një burrë që qëlloi me thikë pesë persona afër një qendre tregtare, në mesin e të cilëve janë pesë gra.
Të pranishmit janë mbyllur nëpër dyqane, derisa sulmuesi sjellje afër një kafeneje dhe qëllonte me thikë këdo që kishte afër, transmeton Telegrafi.
Atë e kanë ndaluar dy polic patrullues, ndërsa më pas një njësit policor i kanë hedhur sprei për ta arrestuar. Sipas dëshmitarëve, atij i është marrë një thikë e gjatë rreth 30 centimetra.
Një burrë 41-vjeçar nga Greater Menchester, tani po merret në pyetje nga oficerët e antiterrorit me dyshimin e ‘përgatitjes dhe nxitjes së një akti të terrorizmit’.
Sipas një të pranishmi, tmerri më i madh ishte kur ai qëlloi një kalimtar në shpinë, ndërsa pamjet nga hapësira ku ndodhi krimi, tregojnë tavolina të përmbysura të spërkatura me pika gjaku.
Deri më tani, ende nuk janë bërë të ditura motivet e këtij sulmi, ndërsa mësohet se viktimat janë duke u trajtuar në spital. /Telegrafi