Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vënë nën pranga dje në Gjakovë një person, pasi që i njejti ka ushtruar dhunë në familje, raporton Gazeta Express.
Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./Express