Palët ndërluftuese në Jemen kanë arritur armëpushim për portin e qytetit, Hudaydah, zonë e cila konsiderohet litar shpëtimi për dy të tretat e banorëve të këtij shteti.
Ata kanë arritur këtë marrëveshje në fund të bisedimeve në Suedi, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, të cilat janë organizuar për t’i dhënë fund luftës civile pothuajse katërvjeçare.
Kjo luftë, e zhvilluar në mes të rebelëve huthi të mbështetur nga Irani dhe koalicionit të udhëhequr nga sauditët që mbështet Qeverinë e këtij shteti në ekzil, ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare në vjetët e fundit.
Mijëra persona kanë vdekur në luftime dhe miliona tjerë përballen me varfëri.