Etrit Berisha nuk do të jetë më pjesë e Atalantës për stinorin e ri.
Portieri shqiptar kishte paraqitje mjaftë të mira në edicionin e kaluar por Atalanta po dëshiron ta shesë.
Por Atalanta po kërkon të fitojë sa më shumë nga shitja e tij dhe si duket ia ka arritur një gjëje të tillë.
Klubi zi kaltër ka arritur marrëveshje me Sampdorian për shitjen e Berishës për një shumë që besohet se do të jetë rreth shtatë milionë euro.
Mediat italiane kanë raportuar se aktualisht Berisha është duke i kryer testet mjekësore te Sampdoria.
Berisha është pjesë e Atalantës që dy vite kur iu bashkua nga skuadra tjetër italiane Lazio.
Prishtinasi te Sampdoria nuk do të jetë i vetëm pasi aty pritet të transferohet edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë brenda ditës së sotme.