Interesim i madh për të bërë testin për COVID-19, bllokohet rruga tek Spitali në Mitrovicë

Mitrovicë | 17 Nën 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Interesimi i madh i qytetarëve për të bërë testin për COVID-19, ka bërë që të bllokohet rruga tek Spitali në Mitrovicë.

Sipas raportimeve të “Jepi Zë”, në hyrje të kësaj rruge është e vendosur edhe tenda që qytetarët po e kryejnë testin për COVID.

Numri i madh i tyre, që shkojnë me vetura dhe mungesa e një parkingu, ka bërë që e gjithë rruga tani të bllokohet.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me drejtoreshën për Shëndetësi në Mitrovicë Erseka Hasanaj-Barani.

Ajo tha se po kryhet një numër i madh i testimeve, andaj mund të jetë edhe shkaku i bllokimit të kësaj rruge.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës në këtë komunë.

Zëdhënësi Avni Zahiti, tha për Klan Kosovën se si pasojë e kërkesës për të bërë testime, ka vështirësi në qarkullim tek hyrja e spitalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme