Daniele Rugani do të jetë mbrojtësi i ri i Romës.
Juventus dhe Roma kanë arritur marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit italian në Olimpico.
Roma do ta marrë si huazim me katër milionë euro Ruganin, por e ka të detyrueshme blerjen e tij.
Dy klubet kanë arritur marrëveshjen që Roma ta blej qendërmbrojtësin në fund të edicionit.
Giallorosët përveç që do të paguajnë katër milionë për huazimin, do të jenë të detyruar të paguajnë edhe 25 milionë të tjera për blerjen përfundimtare.
Gjithnjë sipas medieve italiane, ky transferim pritet të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme.
Rugani gjatë këtij afati kalimtar veror u kërkua edhe nga Arsenali dhe Barcelona.