Pas mesnatës është arritur marrëveshja për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës.
AktivPress mëson nga burime të larta zyrtare se marrëveshja është arritur në harmoni me legjislacionin në fuqi të Kosovës, me Kushtetutën dhe në koordinim të plotë me faktorë relevantë ndërkombëtar.
Zyrtarë të lartë kanë konfirmuar për gazetën se muri do të rrënohet gjatë vikendit nga vet autoritetet e komunës së veriut të Mitrovicës.
“Muri do të rrëzohet nga ata që e kanë ndërtuar ndërsa institucionet e nivelit qendror dhe mekanizmat e sigurisë vetëm do të jetë monitorues të procesit të rrënimit të murit”, ka thënë burimi i AktivPressit.