Politikanët në Gjermani pas bisedimeve të shumta kane arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga koalicioni.
Këto përparime hapin rrugë për nisjen e bisedimeve formale për formim e koalicionit në mes të partisë së Kancelares Angela Merkel, CDU dhe ish partnerit të tyre të koalicionit të mëparshëm SPD.
Bisedimet janë të fokusuara në dallimet sa i përket taksave dhe migracionit.
Gjermania nuk ka arritur të formoj qeverinë që nga zgjedhjet të cilat janë mbajtur në shtator të viti të kaluar.