Klubi italian, Roma ka siguruar shërbimet e mbrojtësit amerikan Bryan Reynolds.
Giallorosët kishin humbur terren në garë me Juventusin për amerikanin, por në fund janë kthyer dhe kanë gjetur marrëveshjen.
Zonja e Vjetër tentonte afrimin e tij përmes Beneventos, ku do ta huazonin tek klubi modest italian deri në fund të sezonit.
Kjo duket nuk i ka pëlqyer mbrojtësit të djathtë që ka zgjedhur transferimin te Roma.
Mediat italiane kanë raportuar se Roma ka arritur marrëveshje me Dallas për huazimin e lojtarit për gjashtë muaj ku do ta ketë detyrimin e blerjes për shtatë milionë euro.
19-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me klubin amerikan në MLS dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave evropiane.
Përpos Romës që tanimë ka fituar shërbimet e tij, për Reynolds ishin gati ta transferonin edhe skuadra tjera si Juventus, Club Brugge, Lyon dhe Borussia Dortmund.