E ardhmja e Përparim Islamit do të jetë larg Trepçës ’89.
Gazeta Olle ka mësuar se mbrojtësi llapjan ka arritur marrëveshje me Feronikelin.
Palët kanë arritur akordin përfundimtar, derisa tani po i diskutojnë vetëm edhe detajet e fundit.
Islami ka qenë ndër pikat më të forta të 89-shit, sidomos në edicionin e kaluar kur mitrovicasit fituan titullin e parë kampion në histori të klubit.
Ai prej kohësh është ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në vend.
Feronikeli do ta zyrtarizojë transferimin shumë shpejtë.