Kreu i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Muatafa në një konferencë për medie kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, raporton Ekonomia Online.
Kreu i VV Albin kurti ka thënë se janë takuar sot me Mustafën për ta nënshkruar programin qeverisës.
“Ne sot u takuam me Isa Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi që ta jetësojmë plan-programin qeverisës. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen për të qeverisur 4 vjet”, ka thëne ai.
Qeveria Kurti do të ketë 15 ministri, ku sipas Kurtit do të jenë edhe 33 zëvendësministra.
“Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra dhe dy zëvendëskryeministra”.
Se kanë arritur marrëveshje VV-LDK, e tha edhe Mustafa, raporton EO.
“Ne kemi arritur marrëveshje dhe vlerësojmë se është marrëveshje e mirë. Marrëveshja është rezultat i punës shumë të gjatë dhe do të jetë ndër qeveritë më të mira.