Atletico Madrid thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me reprezentuesin kroat, Ivan Rakitic, dhe ai do të jetë lojtar i skuadrës nga ‘Wanda Metropolitano’.
Ivan Rakitic ka humbur vendin e titullarit te Barcelona pas transferimit të Frenkie de Jong.
Nën kampioni i botës me Kroacinë, ka shprehur haptas pakënaqësitë për situatën e re, duke paralajmëruar largimin.
Është Marca që raporton se tashmë Rakitic ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin, dhe nga muaji korrik do të jetë nën urdhrat e Diego Simeones.
Për Rakitic ka pasur interesim edhe nga Manchester United dhe Juventus