Thomas Tuchel është trajner i ri i Paris Saint-Germainit, sipas të përditshmes gjermane “Bild”.
Sipas Bild, që bazohet në burime të Sportbuzzer, ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin parisien dhe ka opsion për ta zgjatur atë për edhe një vit tjetër, transmeton Gazeta Express.
44-vjeçari do ta marrë drejtimin e PSG-së në fund të këtij sezoni, kur edhe do ta zëvendësojë Unai Emeryn.
Tuchel ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te gjigantët anglezë, Arsenal dhe Chelsea.
Megjithatë, tashmë është e qartë se ai ka zgjedhur ligën franceze, ku nga sezoni i ardhshëm do t’i udhëheqë Neymarin me bashkëlojtarë.