Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se 21 autobusët e shumëpërfolur kanë arritur në parkingun e “Trafikut Urban”.
“+21 autobusë të rinj në parkingun e Trafikut Urban. Kompletohet flota prej 51 autobusësh, si pjesë e reformës rrënjësore në Trafikun Urban. Urime qytetarëve të Prishtinës!”, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook.
Autobusët urbanë ishin diskutuar një kohë të gjatë në Prishtinë, pas vonesës së gjatë që ata të mbërrijnë në Prishtinë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vazhdimisht e kishte paralajmëruar ardhjen e tyre.