Forca të shumta të Njësisë Speciale bashkë me autoblindë dhe topa të ujit janë duke qëndruar afër protestës së tensionuar te Kuvendi i Kosovës.
Autoblindat e Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës, ku po protestojnë veteranët.
Kuvendi i Kosovës është rrethuar nga forcat e shtuara të Policisë, ndërsa në oborrin e tij kanë hyrë protestuesit, të cilët kanë dalë me ftesë të organizatave të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata po protestojnë pasi ndihen të diskriminuar nga mospërfshirja në ligjin për pagën minimale.
Trupat e policëve janë vendosur para dyerve të objektit të Kuvendit, por të mos i lënë protestuesit të hyjnë brenda.
Më poshtë gjeni artikuj të tjerë lidhur me situatën para Kuvendit.