Kanë arritur në Kosovë forca shtesë të EULEX-it .
Sipas njoftimit, ata janë policisë nga Portugalia dhe Franca.
“Xhandarmët 🇵🇹portugezë🇵🇹 dhe 🇫🇷francezë🇫🇷 të Njësisë Rezervë të Policisë tonë të Specializuar arritën sot në 🇽🇰Kosovë🇽🇰”, thuhet në njoftim.
Më 14 mars të këtij viti EULEX pati njoftuar se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).