Arrin në 42 mijë e 310 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme është rritur në 42 mijë e 310 viktima.

AFAD njoftoi se dy tërmetet me qendër në Kahramanmaraş u pasuan nga 7 mijë e 184 pasgoditje, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën edhe dhjetë provinca të tjera, respektivisht provincat Adana, Adımay, Diyarbakır, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elaziğ dhe Şanlıurfa, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz.

AFAD njoftoi se në zonën e tërmetit ekipet ngritën gjithsej 301 mijë e 289 tenda dhe 6 mijë e 375 kontejnerë që u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe nga vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Më tej, tha se gjithsej 14 mijë e 740 personel vendas dhe ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren.

Gjithsej 698 mijë e 244 persona kanë marrë mbështetje psikosociale, me 497 mijë e 93 në zonën e tërmetit dhe 201 mijë e 151 jashtë zonës së tërmetit.

Të ngjashme