Ka arritur në 66 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit në provincën Sichuan të Kinës.
Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë evakuuar më shumë se 11 mijë persona pas një tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Sichuan-in jugperëndimor të hënën, shkruan independent.co.uk, klankosova.tv.
Mbi 200 njerëz raportohet gjithashtu se kanë mbetur të bllokuar në një pikë të njohur turistike dhe park akullnajor Hailuogou të martën; ndërsa shpëtimtarët po përpiqeshin të rihapin rrugët.
Rajoni pritet të ketë reshje të dendura shiu gjatë tre ditëve të ardhshme, kështu duke ngritur shqetësimet për rreziqe të tjera natyrore.