Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka arritur në qytetin kinez Wuhan për të nisur hetimet për origjinën e pandemisë Covid-19.
Ekipi ka arritur pas muajve negociata mes OBSH-së dhe autoriteteve të Pekinit, shkruan BBC.
Një grup prej dhjetë shkenctarëve pritet të intervistojnë njerëz nga institutet hulumtuese, spitalet dhe nga tregu i kafshëve ku është menduar se është paraqitur rasti i parë me koronavirusin e ri.
Covid-19 së pari është zbuluar në Wuhan në fund të vitit 2019.
Skuadra e OBSH-së ka arritur sot në mëngjes në Kinë, ndërsa koincidon me rishfaqjen e rasteve me koronavirusin e ri në veri të Kinës, ndërsa jeta në Wuhan i është kthyer normalitetit relativisht.
Ekipi do të jetë në karantinë për dy javë para se të nisë hulumtimet, që do të mbështeten në mostrat dhe dëshmitë e ofruara nga autoritetet kineze.
Më herët këtë muaj OBSH-ja kishte njoftuar se ekipit i është mohuar hyrja në Kinë, pasi një anëtar ishte kthyer prapa. Por, Pekini tha se e gjitha është keqkuptim dhe se arranzhimet për hetimet janë ende duke u diskutuar.
Kina me muaj ka thënë se origjina e pandemisë nuk ka qenë atje.
“Nuk ka të bëjë me politikë apo t’i vihet faji ndokujt, por për të marrë përgjigje shkencore”, ka thënë profesori Dale Fisher, zyrtar i lartë në OBSH.
Fisher thotë se shumica e shkenctarëve besojnë se virusi është një “ngjarje e natyrshme”.
Të enjten, Kina e ka raportuar rastin e parë të vdekjes nga Covid-19 në më teprë se tetë muaj.
Kina kryesisht e ka vënë situatën nën kontroll me pandeminë, fal kontrolleve strikte, testimevemasive e mbylljeve strikte.
Por, kanë filluar të paraqiten raste të reja në javët e fundit, kryesisht në provincën veriore Hebei, që rrethon Pekinin dhe në provincën verilindore Heilongjiang.