Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Stoke Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Ligës Premier.
Topçinjtë kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi kanë fituar ndaj Stoke Cityt në një ndeshje jo edhe të lehtë për ta.
Golat në këtë fitore të skuadrës nga Arsene Wengerit u shënuan nga Pierre-Emerick Aubemayng (75′, 86′) dhe Alexandre Lacazette (89′).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht Aubameyang, i cili u vlerësua me notë 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafir, Erik Pieters, i cili u notua me 5.6.
Për 90 minuta luajtën edhe Shkodran Mustafi dhe Xherdan Shaqiri, të cilët ishin ndër më të mirët te skuadra e tyre, ndërsa Granit Xhaka për disa minuta pati paraqitje solide.
Arsenal:
Stoke City: