Dy skuadrat e mëdha angleze Arsenal dhe Manchester United janë duke e përcjellë mbrojtësin e krahut të Napolit, Elseid Hysaj.
Të dyja skuadrat angleze gjatë afatit kalimtar të verës do të mundohen ta bindin futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë për t’u transferuar në Angli.
“Arsenali dhe Manchester United synojnë ta kenë në skuadër gjatë verës mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj. Hysaj është lojtar i ekipit bazë të Napolit dhe vlerësime të larta ka marrë nga trajnerë të ndryshëm e në veçanti nga trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri”, shkruan “talksport.com”.
Mbrojtësi 24-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2021.