Arsenali është afër që ta transferojë William Salibën nga Saint-Etienne pasi është marrë vesh t’ua paguajë këtyre të fundit 26.5 milionë funte për të.
Qendërmbrojtësi i ri është kërkuar që një kohë të gjatë nga Topçinjtë dhe ai tani do të udhëtojë për në Angli që ta vë nënshkrimin e tij në kontratë.
Kjo marrëveshje vjen pas një oferte të përmirësuar të Topçinjve, si dhe pas spekulimeve se rivali i përbetuar i tyre, Tottenham Hotspur, po ashtu po e kërkonte Salibën.