Arsenali ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger është ndër favoritët për ta fituar këtë garë por do të ketë punë të vështirë në gjysmëfinale.
Topçinjtë do të përballen me favoritin tjetër që është Atletico Madrid.
E pikërisht mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez është ëndrra e madhe e Arsenalit.
Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Anglia, Arsenali do të tentojë transferimin e Saul gjatë afatit kalimtar të verës.
Reprezentuesi i Spanjës është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë në vitet e fundit dhe pëlqehet shumë nga Arsenal.
Saul ka arritur të jetë lider i Atletico Madridit në mesfushë dhe Arsenali po dëshiron transferimin e tij në Londër.
Por duket se ky mision do të jetë i pamundur për Topçinjtë, pasi Saul ka një kontratë të gjatë me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2026.
Për transferimin e tij në Londër, Arsenal do të duhej ta thyente klauzolën e tij që është 150 milionë euro.