Shkodran Mustafit duket se i ka ardhur fundit tek Arsenali, pasi që klubi nga Londra po mendon seriozisht të largoj gjermanin e natyralizuar.
Arsenali ka lëshuar tashmë skautët të hulumtojnë tregun për ndonjë mbrojtës që do të mund të përshtatej në sistemin e famshëm të lojës se Wengerit tek revolveristët.
Targeti numër një i Arsenalit, siç raporton The SUN, është mbrojtësi italian Danielle Rugani.
Për Ruganin është menduar se do të jetë titullar këtë stinor pasi Leonardo Bonucci është larguar në drejtim të Milanit, mirëpo Benattia ka pasur paraqitje fantastike për Juven, kështu duke ia pamundësuar 23 vjeçarit, vendin në formacionin startues.
Rugani duket të jetë zëvendësimi ideal i Wengerit për Mustafin, për të cilin është spekuluar se do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër nga Torino”.