Drejtuesit e Arsenalit u kanë thënë atyre të Barcelona se nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 30 milionë euro për transferimin e Andre Gomes.
Barcelona është e interesuar ta shesë portugezin, që nuk ka qenë në formën më të mirë që prej transferimit të tij nga Valencia dy vjet më parë.
Por Topçinjtë, që është raportuar të jenë e vetmja skuadër e interesuar për Gomes, nuk janë të interesuar që ta blejnë me çmim të lartë.