Arsimi publik pa pagesë, për këtë vit ndahen 1.7 milionë € – Nagavci: Orët e humbura do të kompensohen

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 13:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci për lirimin nga pagesa për vijimin e mësimit në arsimin e lartë, tha se kjo do të krijojë lehtësira për universitetet, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se po shmangin diskriminimin e pabarazinë sociale, duke sqaruar se për këtë vit nga buxheti do të ndahen 1.7 milionë euro për universitetet.

“Studimet pa pagesë për arsimin e lartë ka qenë një nga zotimet tona, me këtë zotim ata lirohen nga pagesa e tarifave me rastin e regjistrimit dhe po shmangim diskriminimin për shkak të pa barazisë sociale”.

“Në hyrje në fuqi shfuqizohet udhëzimi administrativ i mëparshëm. Në lidhje ne shumën e bursave do të vlejnë të njëjta vlera dhe ne kemi hapur thirrje edhe për 1 000 bursa për vajzat, dhe përtej kësaj kemi ofruar mbështetje për studentët e cila do të vazhdojë edhe për vitin e ardhshëm”.

Nagavci tha se 18 ditët e humbura të vitit shkollor do të kompensohen, pasi që mësimi është shtyrë deri më 26 shtator me rekomandim të IKShPK-së, raporton EO.

“Sa i përket zhvillimit të mësimit ka qenë rekomandim i IKSHPK-së që të pezullohet deri me 26 të këtij muaji dhe janë 18 ditë të humbura dhe të gjitha do të kompensohen”.

“Sa i përket zhvillimit të mësimit ka disa shkolla që kanë filluar aktivitetet që janë kompensim. Janë të paraparë 4 skenar, i cili do të zbatohet nëse vlerësohet nga Task-Forca”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/nga-1-tetori-arsimi-i-larte-publik-pa-pagese-kurti-perfitues-edhe-studentet-e-vendeve-te-rajonit/

Të ngjashme