Ishte java e parafundit e La Ligas dhe Barcelona po shkonte drejt një rekordi, pasi deri mbrëmjen e së dielës nuk kishte pësuar asnjë humbje, por ndeshja në udhëtim te Levantes rezultoi disfata e parë për skuadrën e Ernesto Valverde.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë ndeshje ishte mungesa e argjentinasit Lionel Messi. Ndoshta prania e tij do të kishte shmangur edhe humbjen.
Ylli argjentinas nuk kishte asnjë dëmtim, madje gëzon një formë të shkëlqyer, por arsyeja ishte diçka tjetër, transmeton Insporti.
Një ndeshje miqësore që Barcelona do të luajë të mërkurën kundër skuadrës së kampionatit të Afrikës së Jugut, Mamelodi Sundowns.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Johannesburg, për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nelson Mandelas, presidentit historik të vendit afrikan, ky duket se është shkaku.