Arsyeja pse filmi “Dy gisht mjaltë” me Elvana Gjatën mund të mos publikohet kurrë

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Katër muaj pas ngjarjes tragjike në ish-Bllok, ku u përfshi i fejuari i saj Ervin Mata, Elvana Gjata vendosi të rikthehej në skenë dhe në rrjetet sociale.

Por, veç koncertit në Prishtinë, ajo që mezi po prisnim të gjithë nga këngëtarja është me siguri filmi i saj i parë “Dy gisht mjaltë”, një bashkëpunim me Ermal Mamaqin.

Ndërsa fillimisht publikimi i tij më 14 shkurt u shty, tashmë një burim për “Iconstyle.al” pohon se filmi ka gjasë të mos transmetohet kurrë. Dhe kjo lidhet me përmbajtjen e tij!

Pavarësisht se dy protagonistët kanë ndarë shumë pak detaje prej tij, i njëjti burim konfirmoi për “Iconstyle.al”tematikën e filmit, në të cilën përfshihen edhe afera droge.

“Iconstyle.al” mëson se në film Ermali quhet Ervin, i cili në fakt është dhe emri i partnerit të Elvana Gjatës, që është i përfshirë në tragjedinë e ndodhur më 4 tetor të 2018-s në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person.

Gjithashtu në një pjesë të filmit, Elvana mësohet se aksidentalisht ndodhet në një makinë ku kishte drogë dhe pasi pikaset, arrestohet nga policia.

Si për ironi të fatit, ky skenar i paraprinë problemeve të partnerit të saj Ervin Mata, ku shkak për mosmarrëveshjen e 4 tetorit të vitit të kaluar dyshohet se ishte një sasi e konsiderueshme kokaine.

Dhe këto detaje mendohet se janë të mjaftueshme që të anulohet publikimi i filmit “Dy gisht mjaltë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme