Arsyet e çuditshme pse boksierët janë detyruar të mos zhvillojnë meçet

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Edhe sipas standardeve të boksit, tërheqja nga meçi i boksit për ish-kampionin e peshave të rënda Joseph Parker, në duel kundër Derek Chisoras, ishte goxha çmenduri, pasi u bë për shkak të kafshimit nga merimanga.

“Kiwi” u desh të takohej me boksierin nga Finchley në palestrën “O2” në tetor të vitit 2019, por nuk ia arriti një gjëje të tillë, pas një sëmundjeje misterioze që e pati.

Promotori i ekipit të tij ka besuar se u shkaktua nga një kafshim i një merimange – dhe ish-kampionit të WBO, iu tha që të pushonte për tri javë.

“SunSport” i ka përmbledhur disa nga ngjarjet më të çuditshme që i ka shtyrë boksierët të tërhiqen nga meçet – njëra nga to madje ndodhi pak para se të binte zilja për fillim.

Andres Gutierrez u rrëzua në dush (kundër Carl Frampton, 2017)

Lufta e Framptonit kundër Andres Gutierres u anulua 24 orë para fillimit të meçit, pasi boksieri meksikan u rrëzua derisa po bënte dush.

Gutierres vuajti nga një çarje e madhe në fytyrë dhe pati mavijosje të madhe në hundë dhe kokë, derisa i kishte thyer edhe dy dhëmbë.

Meksikani i publikoi fotografitë e lëndimit të tij në llogarinë personale në “Facebook”, duke kërkuar falje që nuk do të ishte në gjendje të luftonte.

Ky meç u vendos më pas që të mbahej në “SSE Arena” në Belfast, por e gjithë ngjarja më vonë u pezullua.

Neeraj Goyat u lëndua në aksident me veturë (kundër Amir Khan, 2019)

Meçi i Khanit kundër Neeraj Goyat nuk u zhvillua, pasi kundërshtari i tij u përfshi në një aksident të frikshëm me veturë.

Ky meç është dashur të mbahej në korrik të vitit 2019 në Jeddah të Arabisë Saudite në luftën e ashtuquajtur “India kundër Pakistanit”.

Por, Goyat nuk ishte në gjendje të boksonte për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë, fytyrë dhe dorë.

Khan përfundoi në ring me Aussie Billy Dib – dhe e mundi atë në rundin e katërt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme