Kosova merr pjesë me katër boksierë turneun ndërkombëtar të boksit në Sarajevë

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviq – Talijan” që organizohet në Bosnje e Hercegovinë.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet nga katër boksierë, 52kg.Bashkim Bajoku, 64kg.Shpetim Bajoku, 69kg.Patriot Behrami, 81kg.Besart Pireva, të cilët do të udhëhiqen nga përzgjedhësi Shefki Bogujevci.

Në turne do marrë pjesë edhe gjyqtari Latif Demolli.

Turneu do të organizohet nga 11 deri më 14 dhjetor. /Zeri.info

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme