Boksierët do të testohen për Coronavirus para se të marrin pjesë në gara

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 13:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e gjyqtarëve të boksit ka mbajtur seminarin për gjyqtarët, delegatët dhe mjekët sportiv, raporton Ekonomia Online.

Latif Demolli, kryetar i federatës së gjyqtarëve tha se janë mbledhur për hartimi e planit për mbajtjen e garave.

“Sot jemi mbledhur për të vazhdua plan-programin e boksit. Çdo fillim e kemi për seminare që çdo delegat të avancohet”.

Ai theksoi se për shkak të pandemisë janë detyruar që të ndërpresin garat.

Mehmet Bugujevci, veteran i boksit, tha seminari është i domosdoshëm për të, duke shtuar se janë organizuar që të punojnë në grupe.

“Në këtë kohë kemi pasur telashe, por duke kontaktuar sado pak kemi ruajtur mendjen e shëndosh”.

Syle Voca, kryetar i federatës, tha se janë të obliguar të zbatojnë në përpikëri masat e anti-Covid të marra  nga institucionet.  

“Është rutinë e Federatës së Boksit të organizohet seminare lidhur me njohuritë ë reja që përfitohen me fillimin e garave”.

Agron Kamberi Mjek, tha se duhet që të gjithë bosiderët të testohen për të marrë pjesë në gara, raporton EO.

“Si çdo herë jemi në kohë pandemie, por di ta kalojmë. Duhet të bëhen testime që çdo sportist ta ketë testin negativ për të marrë pjesë në garat”.

Të ngjashme