Arsyet pse Elvana Gjata prishi fejesën me Ervin Matën!

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Pas lajmeve të bujshme dhe shkëputjes nga muzika, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është rikthyer në skenë gjatë koncertit me rastin e Pavarësisë së Kosovës. E veshur me fustan blu dhe një kapele që i eklipsonte gjysmën e portretit, veshje e dizenjuar nga miku i saj Valdrin Sahiti, artistja u prit me mjaft entuziazëm.

Kureshtja u shtua nisur nga fakti që këta muaj ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, që prej ngjarjes në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor, ku u përfshi ishte i fejuari i saj, Ervin Mata. Bashkë me rikthimin ajo u komentua për gjithçka, nga look-u deri te këngët e përzgjedhura pak ditë më parë në Prishtinë. Mirëpo, detaji që ra më shumë në sy te Gjata ishte mungesa e unazës së fejesës në dorën e saj, që për ironi të fatit për herë të parë e ka bërë publike pikërisht gjatë një koncerti në Prishtinë.

Ky fakt bëri të gjithë të dyshonin se ajo mund t’i ketë dhënë fund fejesës me Ervin Matën, i cili tashmë është në kërkim nga Policia. Në lidhje me unazën, Elvana dha një intervistë për “Prive” në muajin korrik, ku u pyet për unazën me gur diamanti dhe ajo si gjithmonë u tregua e rezervuar, duke u shprehur se e ka të shenjtë jetën private. Por nuk vonoi shumë dhe më vonë u zbulua se unaza ishte një dhuratë e partnerit të saj. Por në koncertin e rikthimit unaza në dorën e këngëtares mungonte, duke ngritur dyshimet në media nëse kjo ishte një zgjedhje e stilistit personal të saj, Valdrin Sahitit apo këngëtarja është ndarë përfundimisht nga Ervin Mata, pas një viti fejesë zyrtare. “Panorama Plus” ju sjell disa detaje sekrete nga kjo histori.

ARSYET PSE ELVANA  GJATA VENDOSI 
TË PRISHË FEJESËN 1- VJEÇARE

Më shumë se një vit më parë Elvana Gjata u fejua me biznesmenin nga Tirana, i komentuar si pronari i një hoteli në Tiranë. Ishte fiks periudha kur këngëtarja u mungoi fansave të saj, duke mos qenë fare aktive në rrjetet sociale pasi udhëtoi për pak kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po realizonte projektet e reja muzikore. Miq të afërm treguan se në fund të 2017-s, ajo ishte fejuar në fshehtësi me të dashurin biznesmen. U fol se artistja kishte zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njo- Paskuintat e ndarjes nga partneri zyrtar prej një viti dhe karriera e re si beqare hur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë që bënte. Për fejesën ai kishte marrë edhe miratimin e prindërve të tij (të cilët e donin dhe mbështesnin shumë Elvanën), një familje e njohur biznesmenësh në Tiranë.

Elvana madje konsiderohej si nusja në familjen e tij, ndërkohë që ata u panë të parët në radhë në koncertin e saj në bashkëpunim me Pirro Çakon. Por rrota e fatit ndryshoi me shpejtësinë e erës për Elvanën dhe të fejuarin e saj, për të cilin e tha në ekran se “Zoti e kishte bekuar me një fat shumë të mirë!”. Që prej ngjarjes së rëndë që ndodhi më 4 tetor 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku i përfshirë ishte dhe i dashuri i saj, Elvana nuk u shfaq në publik, ndërkohë që tu, heqja e unazës nuk ka qenë aspak një truk i sugjeruar nga stilisti i saj, por një vendim që ajo ka marrë për t’u ndarë nga i fejuari. Thuhet se për shkak të mungesës së komunikimit mes tyre, i fejuari do e marrë vesh nga mediat vendimin e saj për ta mbyllur këtë histori.

Këtë periudhë që ka qëndruar në heshtje sa u përket rrjeteve sociale, Elvana është vendosur në Prishtinë në një nga hotelet e njohur atje. Shkak për të marrë këtë vendim është bërë edhe përfshirja në përplasjen me armë të kushëririt të saj, gjë që e ka futur këngëtaren në konflikt edhe me fisin e saj. Sipas burimeve pranë këngëtares, ajo nuk e priste se mund të përshihej në një skandal të tillë me të fejuarin, një djalë që mësohet se e ka njohur që në gjimnaz, pasi e ka pasur shok shkolle. Ritakimi më vonë ka bërë që mes tyre të lindin ndjenjat dhe të merrnin vendimin për të nisur një histori të re bazuar në konsideratat e dikurshme që ruanin për njëritjetrin.

Natyrisht që gjatë kësaj historie Elvana ka vuajtur jo pak peshën e paragjykimeve se u lidh me Ervinin për shkak të parave të tij. Elvana e ka theksuar gjithmonë se paratë nuk i kanë munguar, kjo në sajë të karrierës së saj ndër vite. Ajo tashmë po punon për disa këngë të reja, për të cilat jemi kureshtarë t’i shohim se si do të jenë dhe në ç’dimensione do e rikthejnë Elvanën në muzikë, aty ku e kishte lënë.

Me rikthimin e saj në skenën e Kosovës, Elvana Gjata dha intervistën e saj të parë për “Klan Kosova” pas ngjarjes në Bllok. “Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju, të përqafohem dhe një herë me publikun dhe të jap shpirtin tim”, u shpreh ajo jo pak e emocionuar, pasi, sipas saj, emocionet për një artist vetëm shtohen me kalimin e viteve. Në atë intervistë ajo foli dhe për filmin komik “Dy gisht mjaltë” me Ermal Mamaqin, ku u shpreh se për herë të parë do të ketë mundësi të shfaqë anën e saj si “karagjoze” nëpërmjet aktrimit, duke qenë se ajo ka mbaruar studimet e larta për regji.

Duke mos përmendur datë për premirën (pas shtyrjes më 14 shkurt), Elvana e komentoi si një film shumë të bukur me momente nga realiteti i një çifti në ditët e sotme. Ndërsa fillimisht publikimi i tij më 14 shkurt u shty, tashmë një burim për “Iconstyle.al” pohoi se filmi ka gjasa të mos transmetohet kurrë. Dhe kjo lidhet me skenat e tij. Pavarësisht se dy protagonistët kanë ndarë shumë pak detaje prej tij, i njëjti burim konfirmoi tematikën e filmit, në të cilën përfshihen edhe afera droge.

Sipas të njëjtit burim, Ermali në film quhet Ervin, i cili në fakt është dhe emri i partnerit të Elvana Gjatës, që është i përfshirë në tragjedinë e ndodhur më 4 tetor të 2018- s në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person. Gjithashtu në një pjesë të filmit, Elvana mësohet se aksidentalisht ndodhet në një makinë ku kishte drogë dhe pasi pikaset, arrestohet nga Policia. Si për ironi të fatit, ky skenar i paraprin problemeve të partnerit të saj Ervin Mata, ku shkak për mosmarrëveshjen e 4 tetorit të vitit të kaluar dyshohet se ishte një sasi e konsiderueshme kokaine. Dhe këto detaje mendohet se janë të mjaftueshme që të anulohet publikimi i filmit “Dy gisht mjaltë”./PanoramaPlus/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme