Arsyet pse mango konsiderohet “mbreti i frutave”

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

I shijshëm dhe i ëmbël, mango konsiderohet si “mbreti i frutave”.

Ta kafshosh këtë frut tropikal mund të konsiderohet si një lumturi “e ëmbël” gjë që ju bën ta pyesni veten nëse diçka kaq e shijshme mund të jetë vërtetë e shëndetshme dhe e mirë për ju.

Përgjigja është “po”. Edhe pse ky frut ka shumë sasi të sheqerit (një filxhan me mango përmban 25 gramë karbohidrate dhe 100 kalori), mangot kanë shumë përfitime shëndetësore.

Më poshtë gjeni disa nga këto përfitime mbresëlënëse që ky frut tropikal i ofron trupit tuaj:

Ju mbron nga kanceri

Ky frut përmban disa lloje të polifenoleve. Këto komponime bimore veprojnë si antioksidantë që mbrojnë qelizat nga dëmtimi i ADN-së që mund të çojë në sëmundje degjenerative, duke përfshirë diabetin e tipit 2 dhe kancerin.

Rrit sistemin imunitar

Një filxhan me mango siguron rreth një të katërtën e sasisë ideale ditore të vitaminës A, një lëndë ushqyese që është esenciale për funksionimin e duhur të sistemit imunitar (duke përfshirë prodhimin dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut).

Mosmarrja e mjaftueshme e kësaj vitamine lidhet me një ndjeshmëri më të madhe ndaj infeksioneve.

Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve

Vitamina A që gjendet në mango është gjithashtu shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e llojeve të shumta të indeve epiteliale, duke përfshirë lëkurën, flokët dhe gjëndrat dhjamore.

Këto të fundit që janë të lidhura me folikulat e flokëve ndihmojnë në mbajtjen e flokëve të shëndetshme.

Një filxhan me mango përmban gjithashtu rreth 75% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C.

Kjo vitaminë është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin, një lloj indi që i jep lëkurës elasticitetin dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.

Ndihmon për kapsllëkun

Në një studim tek njerëzit me kapsllëk kronik, konsumimi i mangos u gjet të jetë më i dobishëm se sa marrja e një sasie ekuivalente të fibrave të izoluara.

Ndihmon në rregullimin e sasisë së sheqerit në gjak

Duket e pamundur që një ushqim i tillë i ëmbël do ta përmirësonte sheqerin në gjak por ky ishte përfundimi i një studimi pilot në Universitetin Shtetëror të Oklahomës.

Për 12 javë, 20 burra dhe gra me mbipeshë konsumuan 10 gramë të pulpës së mangos të ngrirë (ekuivalente me rreth gjysmë mango të freskët) çdo ditë.

Në përfundim të studimit, pjesëmarrësit kishin nivel më të ulët të glukozës në gjak sesa kur filluan eksperimentin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme