Ekonomia Online
FUNDIT

“Arsyet pse mund të jetë ftuar Thaçi për intervistim”

“Arsyet pse mund të jetë ftuar Thaçi për intervistim”

Avokati Arianit Koci ka folur në Frontal të T7, lidhur me intervistimin e Presidentit Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë. Sipas Kocit, Thaçi mund të jetë ftuar për intervistim për vepra të tjera që hyjnë në kompetenca të Prokurorisë, siç është pengimi i drejtësisë. “Bazuar nga toni i vetë komunikatës së prokurorisë, ndoshta Thaci […]

Avokati Arianit Koci ka folur në Frontal të T7, lidhur me intervistimin e Presidentit Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Sipas Kocit, Thaçi mund të jetë ftuar për intervistim për vepra të tjera që hyjnë në kompetenca të Prokurorisë, siç është pengimi i drejtësisë.

“Bazuar nga toni i vetë komunikatës së prokurorisë, ndoshta Thaci nuk është ftuar për intervistim për krime lufte, por për vepra të tjera që hyjnë në kompetencë të prokurorisë, siç është pengimi i drejtësisë”, ka thënë Koci.

Ndërkohë, për avokatin që ka zgjedhur Presidenti, Koci ka thënë se ka bërë zgjidhje të mirë.

“Ka bërë zgjidhje të mirë. Ambasadori Pierre-Richard Prosper, është jurist i njohur, ka qenë diplomat i karrierës dhe ka qenë i kyqur edhe si prokuror për krime të luftës”, ka deklaruar Koci në Frontal.

Ndryshe, kanë kaluar më shumë se pesë orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet.

Gazeta Express ka raportuar sot se Thaçi ka angazhuar për avokat, juristin e njohur amerikan, Pierre – Richard Prosper.

Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tash është president i vendit, ka thënë para mediave se “do ta kalojë këtë sfidë me sukses për djalin, familjen dhe kombin”.

Thaçi ka thënë se nëse i konfirmohet aktakuza ndaj tij, atëherë do të japë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës.

Të ngjashme