Aktori i njohur britanik do realizojë film në Prishtinë, Përparim Rama i jep mirënjohje

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Aktori, shkrimtari, prezantuesi dhe aktivisti politik, Anthony Robinson, po qëndron këto ditë në Prishtinë.

Robinson u prit sot nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi atij figurën e Hyjneshës në Fron dhe e shpalli “Ambasador Kulturor” të Prishtinës.

“Sir Robinson ka përzgjedhë Prishtinën tonë për projektin filmik të radhës, e në shenjë mirënjohjeje, përveç se i dhuruam figurinën e Hyjneshës në Fron, e cila është simbol i qytetit tonë. Sir Robinsonin e shpallëm ‘Ambasador Kulturor’ të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama më faqen e tij në Facebook.

Të ngjashme