PSD-ja “pastron paratë” para Qeverisë si kundërshtim për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 13:17 | Nga fl Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim të ujit, raporton Ekonomia Online.

Në mënyrë simbolike, anëtarët e PSD-së kanë vendosur një çezme të mbuluar me para që si kuptim ka “pastrimin e parave”.

“Për nder të Liburn Aliut i cili na e lëshoi çeshmen”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në çezme.

Anëtari i Partia Sociale Demokratike, Zgjim Hyseni tha se kjo çezmë i kushtohet ministrit, Liburn Aliu nën akuzën 15 milionëshe.

“Kjo që po e shihni këtu nuk është kroi i fshatit tonë, i bukur e ku kanë qasje të gjithë, kjo këtu është çeshmja e milionerëve, kroi çeshmja po rrjedh veç për ta, se në Kosovë atyre që e shesin ujin iu falet. Janë mbi 15 milionë euro që janë fal e procesi nuk është zbardh në tërësi e ato iu kanë fal kompanive milionshe. Këto kompani për nder të Liburn Aliut që jau ka lëshu çeshmen e kanë sjell qysh e don zakoni në shenjë, nderimi për të këtë çeshme që po rrjedh, janë edhe një herë thash 15 milionë euro të falura e procesi nuk është zbardh”, ka thënë Hyseni.

Ai i ka ftuar organet e rendit që të merren sipas tij, me këtë çështje sepse ka shkelje serioze.

Hyseni ka theksuar se ky pushtet nuk ka sjellur kurrfarë ndryshimi dhe se pushteti i Liburn Aliut dhe Albin Kurtit nuk punon ndryshe, thjeshtë janë në funksion të kapitalit të madh.

“ I kisha lut organet e rendit sepse këtu ka potencialisht shkelje serioze ligjore. Përveq që po bëhet e qartë për kë po punon pushteti i Vetëvendosjes, në asnjë ligj nuk është e lejume me lëshu parafaturë e pastaj me u fut në procedurë lëshimi. Vendimi administrativ e tregon thjeshtë mënyrën qysh faturohet shpenzimi i ujit për kompanitë. Në Kosovë për 20 euro shkyqesh prej rrymës, për gjithçka shkon te përmbaruesi. Mirëpo sa më i madh që je edhe borxhet janë gjasat me tu fal, pyetja që duhet me u shtru është në mulli të kujt po qon ujë pushteti i Vetëvendosjes. Ky pushtet s’ka sjell kurrfarë ndryshimi, veç ni dallim ekziston sepse për të mëdhenjtë është punu edhe ma herët e këta punojnë për të mëdhenjtë po mundësisht kompanitë me qenë të tyre edhe me i kontrollu, pushteti i Liburn Aliut dhe Albin Kurtit nuk punon ndryshe, thjeshtë janë në funksion të kapitalit të madh”, ka përfunduar Hyseni.

Të ngjashme