Dita Botërore e Poezisë i kushtohet poetit Basri Çapriqi

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 13:22 | Nga

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, kanë organizuar aktivitetin kulturor të pagëzuar Mesdita poetike.

Ky aktivitet i është kushtuar poetit, studiuesit dhe profesorit Basri Çapriqi, i cili në muajin janar vdiq pas një sëmunje të rëndë.

Me këtë rast, duke e nderuar jetën dhe veprën e poetit, u lexuan pjesë nga krijimtaria e tij letrare, si dhe poezi përkushtimi për të.

Gjithashtu, studentët kanë lexuar krijimet e tyre.

Lexo më shumë:

Të ngjashme