Dua Lipa – artistja më e mirë britanike

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 00:52 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa arriti të triumfojë në “Global Awards 2020”.

Këngëtarja shqiptare u nderua me çmimin “Artistja më e mirë britanike”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” e cila zhvillohet në Londër.

Ajo ka mposhtur Ed Sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz.

24-vjeçarja i falënderoi fadhuruesit për përkrahjen që ia japin çdo ditë e më shumë, si dhe nuk harroi t’ia urojë ditëlindjen e 51-të babait të saj, Dukagjinit.

Lista e plotë e fituesve në “Global Awards 2020”:

Grupi më i mirë – Jonas Brothers

Artisti më i mirë mashkull – Ed Sheeran

Artistja më e mirë femër – Camila Cabell

Artistja më e mire britanike  – Dua Lipa

Artisti më i mirë klasik – Sheku Kanneh-Mason  

Artisti më i mirë në HOP apo R&B – Stormzy  

Performuesi më i mirë i zhanrit indie -Stereophonics

Kënga më e mirë pop – Tones & I

Artisti me i mirë nga apeli masiv – Lewis Capaldi  

Kënga më e mirë e vitit 2019 – Harry Styles “Lights Up”

Artisti i ri më i mirë –  Aitch

Kënga më e dëgjuar në vitin 2019 – Lewis Capaldi “Someone You Loved”. (RTV21)

Të ngjashme