Egjipti rimerr artefaktin e kontrabanduar nga ankandi në Britani

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Një artefakt i lashtë egjiptian, që ishte kontrabanduar ilegalisht jashtë vendit është gjetur pasi u shfaq në një ankand në Londër.

Ministria e Antikiteti në Egjipt tha se artefakti u zbuluan pas kërkimeve në faqet ndërkombëtare të ankandeve.

Më pas u ndërmorën hapa për të ndaluar shitjen dhe për ta tërhequr nga lista, shtoi Ministria në një post në Facebook.

Nuk është e qartë se si apo kur relikti, i Mbretit Amenhotep I, u kontrabandua nga Egjipti.

Më parë ishte ekspozuar në muzeun e tempullit të lashtë të Karnakit në qytetin e Luxor.

Egjipti bëri të mundur që të merrte mbrapsht artefaktin.

Vendi ka shtuar përpjekjet për të ndaluar trafikimin e gjërave të tij antike në vitet e fundit. /oranews

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme