Emma Watson, mund të ishte ylli i La La Land

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 09:23 | Nga

Emma Stone ka fituar e mund të ketë fituar edhe shumë çmime tjera, përfshirë edhe ato të Oscar për filmin tashmë shumë të njohur, La La Land.

Por ishte një Emma tjetër, që mund të ishte personazhi kryesor në këtë film, transmeton Koha.net.

Emma Watson, fillimisht ishte e përzgjedhura për të qenë pjesë e këtij filmi, por pasi kishte deklaruar se ishte shumë e zënë me një tjetër film, dhe se një kohë nuk do të qëndronte në Los Angeles, regjisori i filmit Damien Chazelle ndërroi aktoren.

Watson kishte thënë se kishte pasur dëshirë të madhe të ishte pjesë e këtij filmi, por rrethanat nuk e kishin lejuar.

Megjithatë, Emma Watson u bë pjesë e filmit “Beauty and the Beast”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme