Kosova ka mbajtur tryezën rajonale për partneritetet publiko-private

Prishtinë | 26 Pri 2024 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private. Kjo tryezë shërbeu si platformë e diskutimeve ndërmjet politikëbërësve, përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe ekspertëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia.

Pjesë e kësaj tryeze ishin Zv. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Avni Zogiani, Drejtori i Departamentit Qendror të PPP Arton Ahmeti, Drejtori i Planifikimit në Departamentin e Koncesioneve në ATRAKO- Shqipëri Besart Buza, Asistent Drejtori në Agjencinë e Investimeve në Malin e Zi Andrej Lakic, Drejtori i Qendrës së PPP në Stamboll Dr. Eyüp Vural Aydin, si dhe ekspertët nga SIGMA.

Përgjatë dy ditëve të konferencës, përfaqësuesit e shteteve të pranishme kanë ndarë eksperiencat, sfidat dhe rekomandimet e tyre për zbatimin efektiv të modelit të PPP në rajon. Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan sektorët më të përshtatshëm për zbatimin e projekteve të llojit PPP dhe hartuan disa rekomandime për zhvillimin e këtyre projekteve në të ardhmen.

Të ngjashme