Filmi amerikan “Nomadland” triumfon në Festivalin e Filmit të Venecias

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Filmi amerikan “Nomadland” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit të Venecias.

Filmi, nga Chloe Zhao e lindur në Kinë, luhet nga aktorja Frances McDormand si një e ve e cila jeton si nomade pas krizës financiare të vitit 2008.

Po ashtu, filmi i Michel Francco “New Order” dhe drama historike “Wife of a Spy” i Kiyoshi Kurosawa, u bënë të njohur.

Musafirët ishin të detyruar të mbanin maska, shkruan BBC.

Pothuajse gjysma e ulëseve ishin të zbrazëta, teksa vetëm disa të famshëm morën pjesë në festivalin më të vjetër të filmit.

Zhao e cila është gruaja e parë që fiton çmimin më të lartë të festivalit në 10 vjet, të njohur si “Golden Lion” dhe McDorman folën përmes Zoom-it nga Kalifornia.

Të ngjashme