Hapur ekspozita “Rrugët e lirisë”

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 00:12 | Nga

Në njëzetvjetorin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita e emërtuar “Rrugët e lirisë”, të autorit Xhevdet Pantina.

Punimet janë me motive kushtuar heroit Adem Jashari.

“Vetë emërtimi i kësaj ekspozite manifeston shpërthimet pasionale të artistit Xhevdet Pantina, ku përmes artit paraqet sublimacionin e fatit historik, të rrugëtimit të popullit tonë për liri, në rrugën të cilën e trasoi heroi ynë kombëtar Adem Jashari”, ka shkruar ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.

“Jo rastësisht kjo ekspozitë ka këtë emërtim, për të kthyer në kujtesë, ta kaluarën e dhimbshme të popullit tonë, sakrificën sublime të komandantit legjendar Adem Jashari të familjes së tij e mira ushtarëve të UÇK-së, të qytetarëve tanë të cilët me gjakun e tyre hapën rrugën e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Lufta e UÇK-së e zgjoi kudo krenarinë e botës shqiptare ku do që ata jetonin dhe vepronin”.

“Mbetet detyrim i institucional që Kosova të mos e harroj të kaluarën e dhimbshme por të jemi të gatshëm që të ecim para, vendi ynë për të cilin u sakrifikuan shumë gjenerata e ka të ardhëm në duart e saj”, ka theksuar kreu i MKRS-së.

Image may contain: 6 people, people standing and indoor

Image may contain: 2 people, people standing and suit

Image may contain: one or more people

Image may contain: one or more people and people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme